Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim, Ivana Drljo, ushtuese e detyrës së drejtorit të Zyrës Rajonale të OSBE-së në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesja e OSBE-së ka njoftuar Kryetarin Imri Ahmeti lidhur me aktivitetet që OSBE planifikon t’i realizoj gjatë këtij viti në Komunën e Lipjanit, njofton Komuna.
Kryetari Ahmeti, ka falenderuar OSBE për konributin e deritashëm dhe ka shprehur gadishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.



