Henry: Nëse Neymar dëshiron t’i ikë hijes së Messit, duhet ta ndërrojë sportin

PUBLIKUAR

Nëse transferimi i Neymarit në Paris Saint-Germain ka qenë për t’i ikur hijes së Lionel Messit, atëherë ka qenë e kotë, sipas legjendës së Arsenalit, Thierry Henry.

Derisa braziliani është duke shndritur në Ligë 1, ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës ka insistuar se ikja drejt Francës nuk do të mjaftojë për t’i parandaluar krahasimet mes tyre, transmeton Express.

“Nuk e di nëse Neymar e braktisi Barcelonën për t’i ikur hijes së Messit”, ka thënë Henry.

“Por, e vërteta është se të gjithë lojtarët janë në hijen e Messit, dhe nëse Neymar nuk dëshiron të jetë në të, atëherë duhet ta ndërrojë sportin”, shtoi francezi.

Me Barcelonën dhe PSG-në liderë në ligat e tyre përkatëse momentalisht, është Messi ai që prin, pasi i ka shënuar 20 gola në La Liga, derisa Neymar 19 në Ligë 1. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...