“Të shkosh në Barcelonë për t’u mbrojtur është mision vetëvrasës”

PUBLIKUAR

Chelseat i duhet të shënojë gol kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve në “Camp Nou”, nëse vërtet e dëshiron kalimin në çerekfinale.

Për këtë, Cesc Fabregas i ka bërë thirrje skuadrës të vet të sulmojë dhe mos të mbrohet kundër dikur klubit të tij, transmeton Express.

Pas një performance mbrojtëse në “Stamford Bridge”, Fabregas shpreson se Antonio Conte do të aplikojë taktika sulmuese në Katalonjë.

“Të mbrohesh 90 minuta [si mysafir në Barcelonë] është mision vetëvrasës”, ka thënë mesfushori spanjoll mbrëmë pas ndeshjes së parë, e cila u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

“T’i kalosh 90 minuta duke u mbrojtur, do të thotë 90 minuta shumë të gjatë, një përjetësi. Duhet të shkojmë dhe t’i sulmojmë”, ka shtuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...