Willian: Barcelona madhështore edhe pa Neymarin

PUBLIKUAR

Barcelona është e frikshme si përherë edhe pa Neymarin, sipas sulmuesit të Chelseat, Willian.

Chelsea dhe Barcelona barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mbrëmë në Londër, me Willianin që shënoi i pari në minutën e 62-të, para se Lionel Messi ta barazonte rezultatin, transmeton Express.

Bashkëlojtari i tij në Kombëtaren e Brazilit, Neymar, mund ta ketë braktisur Barçën për Paris Saint-Germainin vitin e kaluar, por Willian beson se gjiganti spanjoll prapëseprapë mbetet ndër skuadrat më të mira në planet.

“Mendoj se Barcelona është Barcelonë, me apo pa Neymarin”, ka thënë Willian.

“Natyrisht që Neymar është lojtar i madh por ata e kanë Messin, Iniestan dhe Suarezin. Ata kanë lojtarë vërtet të mirë, prandaj Barcelona mbetet gjithmonë Barcelonë”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...