Chelsea dhe Bayern në garë për yllin e Dortmundit

PUBLIKUAR

Chelsea dhe Bayern Munich janë futur në garë për adoleshentin e talentuar të Borussia Dortmundit, Christian Pulisicin.

Chelsea e ka identifikuar Pulisicin si synim të verës, por do të përballet me konkurrencë nga Bayerni, raporton Daily Mail, përcjell Express.

Dortmundi ngurron ta shesë 19-vjeçarin, i cili mund të nxisë një luftë ofertash për të në mesin e disa top klubeve evropiane gjatë afatit kalimtar të verës.

Bayerni e dëshiron Pulisicin për t’i zëvendësuar Franck Riberyn dhe Arjen Robennin në moshë, ndërsa Chelsea e do atë për ta mbuluar largimin e mundshëm të Willianit apo Eden Hazardit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...