Tashmë i njohur si kumarxhi, një lojtar i njohur nëpër kazinot botërore, Lionel Messi, pranon se edhe në fushë i shfrytëzon instinktet e një kumarxhiu.
Messi është parë shumë herë në kazinot botërore duke shfrytëzuar këtë talent të tij, por thotë se pikërisht këto instinkte e kanë bërë atë një lojtar më të mirë në fushë.
“Ka njerëz që thonë se loja ime e futbollit është e pazakont. Nuk e di nëse është kështu, por është e vërtet që kam instinktet e një bixhozgjiu”.
“Në fushë gjithmonë shikoj të bëj më të mirën, të marr vendimin më të mirë, përderisa dua të bëj atë që kundërshtari nuk pret që unë të bëj – njëjtë sikurse në bixhoz”.
“Kur unë ndjej barin nën këmbët e mia, ndihem i sigurt. Unë e shfrytëzoj presionin e madh për të qenë më i mirë, sepse presioni më ndihmon që t’i zhvilloj aftësitë”, u shpreh Messi. /Telegrafi.


