Në UBT po i zhvillon punimet konferenca “Ditët Austriake-Kosovare 2015”

PUBLIKUAR

“Ditët Austriake-Kosovare 2015” quhet konferenca dyditore ndërkombëtare, që po i zhvillon punimet në lokalet e UBT-së në Prishtinë dhe në të cilën po marrin pjesë përfaqësues nga qeveria austriake, institucione të tjera të këtij shtetit, si dhe përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Konferenca është organizuar nga UBT, në bashkëpunim me Asociacionin Austriak-Kosovar, Klubin Alpbach – Kosovë, si dhe me mbështetje nga Ambasada e Austrisë në Prishtinë si dhe anëtarët e Shoqërisë austriake të Kosovës në Kosovë dhe akterët kyçë austriakë që mbështesin Kosovën.

Sipas një njoftimi thuhet se ndër temat kryesore që u shtruan për diskutim gjatë sesionit të hapjes dhe që do të shtrohen për t’u diskutuar gjatë dy ditëve të konferencës, janë: E ardhmja evropiane e Kosovës; Përvojat e Austrisë si një shtet që shënon 20-vjetorin e anëtarësimit në BE; Sfidat e Kosovës sot në rrugën drejt Bashkimit Evropian; E-Qeverisja si bazë për Qeverisje të Mirë; E-Qeverisja si bartëse e reformës në fokus në kujdesin shëndetësor; E-Arsimi si faktor kyç për reformimin e Arsimit në Kosovë; Bashkëpunimi ekonomik midis Austrisë dhe Kosovës, Reforma ekonomike në bazë të e-Qeverisë si faktor kyç për investime të mëtejshme të Austrisë në Kosovë; E-Qeverisja dhe bashkëpunimi në inovacion ndërmjet Austrisë dhe Kosovës, si faktor kyç për menaxhim urban dhe kadastër etj.

Në hapje të konferencës, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka falendëruar të pranishmit për pjesëmarrje, si dhe të bashkorganizatorët e kësaj konference, që ofron tema me shumë interes për opinionin kosovar dhe më gjerë.

Ndërkaq ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z.MahirYağcilar, theksoi se institucionet dhe qytetarët e vendit tonë synojnë një Kosovë evropiane.

Ai ka falënderuar organizatorët për organizimin e kësaj konference ndërkombëtare për qeverisje elektronike, me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin, për avancimin dhe zhvillimin e qeverisjes elektronike në Kosovë.

Sipas njoftimit, një mysafire e veçantë në konferencë ishte edhe Adriana Boersma, menaxhere e rrjetit të “Microsoftit” në mbi 20 shtete.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...