Tmerr për Real Madridin, pas Kroosit lëndohet edhe Modric

PUBLIKUAR

Luka Modric ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë deri në 10 ditë, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

AS mëson se Modric i është nënshtruar testeve mjekësore sot bashkë me Marcelon, i cili u zëvendësua në ndeshje ndaj Real Betisit në fundjavë pasi tërhoqi muskulin, transmeton Express.

Modric mungoi befas sot në seancën stërvitore të Real Madridit, para ndeshjes së nesërme ndaj Leganes në kuadër të La Ligës, ndeshje kjo e mbetur.

Pasi u pushua ndaj Betisit të dielën, ai mori pjesë në seancën hapëse të javës gjatë ditës së djeshme.

Megjithatë, ai tani vuan nga një problem muskulor, i cili nuk pritet t’ia parandalojë atij paraqitjen në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit pas dy javëve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...