Benzema dhe Bale e dinë se Reali do t’i shesë në verë

PUBLIKUAR

Karim Benzema dhe Gareth Bale tashmë e dinë se Real Madridi do t’i shesë të dy gjatë afatit kalimtar të verës, prandaj edhe kanë vendosur t’i vlerësojnë opsionet më të mira për ta vazhduar karrierën e tyre profesionale, sipas Mundo Deportivos.

Trajneri Zinedine Zidane, i cili ishte ai që dha fjalën e fundit për BBC-në në tregun e transferimeve, tanimë nuk do ta ketë këtë obligim, transmeton Express.

Sipas të përditshmes spanjolle, Karim Benzema është duke i studiuar ofertat e majme nga Kina si dhe rikthimin e mundshëm në Francë.

Ndërkohë, Bale do të kthehet në Premierligë dhe tashmë i ka dy opsione, të luajë për ish-skuadrën Tottenham Hotspur apo të transferohet në Manchester United.

Presidenti i gjigantit spanjoll, Florentino Perez, e ka të qartë se faza e parë e revolucionit në Madrid do të nisë këtë verë me dy lojtarë që do ta zëvendësojnë BB-në e BBC-së. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...