Teuta Rugova: Vota për mua është votë për Presidentin Rugova

PUBLIKUAR

20140511144032803646Teuta Rugova, e bija e ish presidentit Ibrahim Rugova e cila është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

Ndërkohë, nëpërmjet rrjetit social Facebook, Rugova tha se vota për të është votë për ish presidentin Rugova.

 

Ja shkrimi i plotë i Teuta Rugovës në Facebook:

Te dashur qytetare,

Sot une dhe e gjithe familja ime ndihemi shume te nderuar me respektin dhe mbeshtjen e vazhdueshme qe keni per ne, te cilin e treguat edhe me shume ne zgjedhjet e fundit.

‘Zoti ju bekofte’ uronte gjithmone Presidenti Rugova, ndersa sot ju me keni bekuar mua me mbeshtetjen tuaj. Deshiroj qe te ju falenderoj shume per perkrahjen tuaj te madhe ne kandidimin tim per deputete te Kuvendit te Kosoves. Mbi 37,000 vota qe ju me keni dhuruar e bejne te veshtire per mua t’a pershkruaj se sa e privilegjuar ndihem qe kam nje mbeshtetje kaq te madhe ne mesin tuaj.

Vota juaj per mua eshte padyshim vote per Presidentin Rugova dhe si e tille mua me ngarkon me akoma shume pergjegjesi ne menyre qe t’a perfaqesoj dhe vazhdoj ne menyren me te mire vizionin e Presidentit Rugova, por dhe ne te njejten kohe te jem nje perfaqesuese e denje e rinise tone me qellim te avancimit sa me te madh te saj ne cdo sfere te shoqerise. Duke ju falenderuar pafundesisht, shfrytezoj rastin te ju premtoj se do te jem e angazhuar dhe perkushtuar me tere qenien time per permiresimin dhe avancimin e kushteve per nje jete sa me te mire ne Kosoven tone.

E juaja,

Teuta

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...