“Messi do të ishte më i miri edhe në Premierligë”

PUBLIKUAR

Fabregas nuk ka dyshime, Messi do të ishte i pakapshëm edhe në Premierligë.

Lionel Messi ka thyer rekorde historike gjatë karrierës së deri tanishme, por për dallim nga Cristiano Ronaldo, që e ka treguar vetën edhe në Premierligë, argjentinasi vazhdon të luajë në Spanjë në klubin ku u shkoj si 13 vjeçar nga Argjentina, Barcelonën.

Të shumtë janë ata që kanë vënë në pikëpyetje magjinë e Messit në një ndër kampionatet më cilësore në Evropë, por jo edhe Cesc Fabregas, sipas të cilit 30 vjeçari do të ishte i pakapshëm edhe nëse do të luante në Premierligë.

“Pa asnjë dyshim, ai do të ishte lojtari më i mirë edhe në Angli”, u përgjigj Fabregas për Goal kur u pyet se sa do të përshtatej ai në Premierligë.

Mesfushori spanjoll foli edhe për ndeshjen e së mërkurën, sipas të cilit “gjithçka mund të ndodhë”.

“Është ndeshje speciale, jo vetëm për mua, por për të gjithë. Jetojmë për këso momente, duhet të flasim më pak dhe të tregojmë më shumë në fushë”, u shpreh Fabregas.

“Çdo gjë mund të ndodhë, ne duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë tonë. Duhet t’i krijojmë dhe t’i finalizojmë. Kjo do të ishte e rëndësishme për ne”, shtoi Fabregas.

Chelsea dhe Barcelona do të përballen në takimin e parë të Champions League në “Stamford Bridge” të mërkurën nga ora 20:45. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...