Neymar vendos për të ardhmen

PUBLIKUAR

Neymar tashmë ka vendosur, do të qëndrojë në Paris Saint Germain edhe nëse klubi francez eliminohet nga Liga e Kampionëve.

Nuk ka kaluar ende një vit nga largimi i bujshëm nga Barcelona për 222 milionë euro dhe Neymar tashmë lidhet me një rikthim në Spanjë, por te rivali i përbetuar i katalunasve, Real Madridi, raporton “Telefoot”, transmeton Gazeta Express.

Sido që të jetë, tani për tani kjo dëshirë e Florentino Perez mbetet vetëm ëndërr, pasi braziliani dëshiron të qëndrojë në Francë edhe nëse Real eliminon PSG-në, që ka avantazh prej dy golave, pas fitores në sfidën e parë në “Bernabeu” 3-1.

Neymari po gëzon formë fantastike në Francë. Pas 29 ndeshjeve në të gjitha garat, ai ka realizuar 28 gola, 19 prej tyre në Ligue 1 në 19 paraqitje. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...