Barcelona ‘nuk guxon’ ta blejë Griezmannin, ofron lojtarë për francezin

PUBLIKUAR

Dembele, Gomes dhe Deulofeu – janë tre emrat që përmenden se mund të përfshihen në marrëveshje për transferimin e Griezmannit.

Barcelona është e brengosur për “Fair-Play” financiar, pas shpenzimeve të afro 400 milionë eurove vetëm për sezonin 2017/18 dhe do të kërkojë të gjejë një tjetër zgjidhje për transferimin e Antoine Griezmann.

Klauzola e francezit është 100 milionë euro dhe shpenzimi i të tjera parave pas blerjeve marramendëse, Philippe Coutinho për 160 milionë dhe Ousmane Dembele për 145 milionë, mund t’i sjellë telashe klubit katalunas, andaj po kërkon një tjetër mënyrë.

Don Balon raporton se mënyra më e mirë për të respektuar “Fair-Play” financiar dhe për të marrë shërbimet e Griezmannit, është shkëmbimi.

Ousmane Dembele, Andre Gomes dhe Gerard Deulofeu – janë në mesin e tre kandidatëve që mund të bëjnë të mundshëm transferimin e talentit francez në “Camp Nou”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...