Shteti dekurajon lindjet

PUBLIKUAR

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka politika të planifikimit familjar dhe demografik. Derisa në të gjitha vendet tjera nataliteti stimulohet nga shteti, dhe për lindjen e fëmijëve prindërit marrin shtesa sociale, në Kosovë ndodh e kundërta.

Janë qeveritarët ata që dekurajojnë lindjet, duke iu rekomanduar familjeve që kanë paga të ulëta të mos bëjnë fëmijë. Ky anashkalim dhe dekurajim i lindjeve ka ndikuar që Kosova të kthehet 68 vjet pas sa i përket statistikave demografike.

Me numrin e lindjeve prej 27 mijë foshnjave në vitin 2014 që është shënuar në Kosovë, vendi është rikthyer në vitit 1947 kur ka pasur 27 mijë lindje me një popullsi dukshëm më të tkurrur.

Qeveritë e Kosovës, të ardhura në pushtet pas luftës, nuk kanë hartuar politika për shtimin e natalitetit, por as për mbrojtjen nga rënia e numrit të lindjeve në vit.

Sipas statistikave demografike në nivel të Ballkanit Kosova ka ”shpëtuar” të rangohet me numrin më të lartë të vdekjeve, por jo dhe të prijë për natalitetin në rritje.

Demografë, sociologë, aktivistë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të legjislacionit, deklarojnë se shteti nuk ka nxitur lindjen e fëmijëve me programe të veçanta për të ndihmuar familjet në rritjen e fëmijëve. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...