Bajrami, mësimdhënësve: Tek ju është përgjegjësia e ndërtimit të një shoqërie të arsimuar

PUBLIKUAR

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se 7 Marsi – Dita e Mësuesit – është ditë e veçantë për arsimin kombëtar, 7 Marsi – Dita e Mësuesit.

“Është dita kur ne kujtojmë rrugën e gjatë dhe të vështirë, të cilën e bënë mësimdhënësit tanë për të mbrojtur mësimin në gjuhën shqipe, për të edukuar dhe arsimuar breza të tërë”, thuhet në urimin e ministrit Bajrami, teksa shton se arsimi bartë dimensionin e frymëzimit të gjeneratave për dije, dashuri dhe liri.

“Ju, mësimdhënës të dashur, keni përgjegjësinë kryesore për ndërtimin e një shoqërie të arsimuar që garanton një shtet të fuqishëm. Vetëm me kontributin tuaj për mësimdhënie cilësore, ne do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt të një ardhme më të mirë për fëmijët tanë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...