Lionel Messi e barazon rekordin për më së shumti asiste në histori të La Ligës

PUBLIKUAR

Vizioni i jashtëzakonshëm i Lionel Messit ia siguroi edhe një fitore tjetër Barcelonës të shtunën pasdite dhe i ndihmoi vetë atij të futet në histori të La Ligës përsëri.

Në fitoren e Barcelonës kundër Eibarit, Messi dhuroi një pasim të shkëlqyer për golin e parë në ndeshje të shënuar nga Luis Suarez, transmeton Express.

Tani, Messi mund të mburret se ka krijuar gola më shumë se çdo kush tjetër në histori të La Ligës, dhe ndan vendin e parë me ish-yllin e Real Madridit, Michel për më së shumti asiste, nga 147 secili.

Numri 10 i Barcelonës nuk është thjesht golashënues. Asisti i tij këtë fundjavë – edhe ka mundur të kishte shumë më shumë sikur bashkëlojtarët e tij t’i shfrytëzonin pasimet e tij – ishte i 11-ti në La Liga këtë sezon deri tani.

Më së shumti asiste në një edicionin në La Liga Messi arriti në sezonin 2014-15 kur dhuroi plot 19 asiste. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...