Me këngë e valle është festuar festa e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Lipjan.
Kjo festë filloi me një mbledhje solemne që është mbajtur në Kuvendin Komunal në Lipjan.
Me këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka thënë se kur sot kur festojmë Ditën e Pavarësisë tonë, Republikës tonë kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme, që e shënuam si shoqëri me epikën tonë historike, për liri, pavarësi dhe shtetësi.
“Sot, ditë e shënuar ndër shqiptarët, ditë e shënuar në historiografinë e themelimit të shtetësisë, sot po festojmë të lirë, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, 10 vjet të qenurit të mvetsishëm shtet fat e kurorëzim i përpjekjeve të vazhdueshme shqiptare e të miqëve tanë na mundësuan që sot të festojmë të lirë, në shtëpinë tonë e në vendin tone, ka thënë kryetari Imri Ahmeti.

Ai ka shtuar se fryma, motivi, ideali i përbashkët i brezave të tërë përbashkoi përpjekjet në etapa të brezave të ndryshëm, ideali i të qenurit të pavarur, synimi për të qenë të lirë e të barabartë si kombe të tjera mbi këto hapësira në europë e me gjerë, përgjatë të qenurit në këto troje trazoi shpirtrat e ndjenjat e shqipeve duke mos u pajtuar asnjëherë, në asnjë fazë të zhvillimit të shoqërisë me fatin e rezervuar nga të tjerët, por çdo herë në çdo etapë patriot e mendimtar, organizuan kryengritje e forma të ndryshme organizative me armë e në forma të mundshme për kohën për gjatë gjithë historisë tonë për të shënuar fatin e vetë në trojet e vet.

“Sot ndihem mirë dhe jam i priveligjuar që sot në emër të qytetarëve të Komunës tonë, ne 10 vjetorin e Pavarësisë, ne shenjë nderimi në qendër të qytetit tonë në sheshin tonë e krijuam mundësinë të nderojmë Komandantin Legjendar ADEM JASHARI, dhe për çdo 17 shkurt në ditën e madhe të Pavarëisë së vendit tonë pranë kësaj shtatore do të përkulemi me dinjitet”, ka vazhduar Kryetari imri Ahmeti, duke theksuar se na mbetet obligim i përhershëm secili nga ne që Republikën e Kosovës, vendin tonë ta ndërtojmë në shtet model të së drejtës, në shtet të zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit gjithëpërfshirës ku secili qytetarë do të ndjejë veten krenar për vendin e vet, ka thënë ndër të tjera kreu lipjanas Imri Ahmeti.
Ku më pastaj u bë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh pranë Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Sheshin e qytetit, si dhe në shenjë respekti dhe përkujtimi për të gjithë ata që kontribuan, delegacionet nga Komuna e Lipjanit kanë nderu dëshmorët dhe martirët me vendosjen e buqetave me lule.
Tutje, u mbajt edhe koncerti festiv në Qendren Kulturore “Tahir Sinani”, në Lipjan organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës Imri Ahmeti për nderë të 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kososës.
Po ashtu, është luajtur edhe finalja në futboll “Kupa e Pavarësisë”, në të cilën tre vendet e para u shpërblyen.


