Kroos luajti një orë i lënduar kundër PSG-së, koha për Kovacicin

PUBLIKUAR

Nga minuta e 34’ e deri në atë 90’, Kroos ka luajtur i dëmtuar kundër PSG-së.

Zinedine Zidane ka marrë një lajm jo të mirë gjatë ditës së premte. Mesfushori gjerman, Toni Kroos, u dëmtua të mërkurën mbrëma kundër PSG-së dhe do të mungojë së paku 15 ditë.

Sipas të përditshmes madrilene AS, Kroos luajti i dëmtuar nga minuta 34’ kur u përplas me Kylian Mbappen deri në minutën e fundit, duke mos ndier shumë dhimbje gjatë ndeshjes, dëmtim që u vërtetua vetëm pas përfundimit të sfidës. Ai ka probleme me gjurin e majtë.

AS tani raporton se synimi i gjermanit është rikthimi në kohën e duhur për ndeshjen e kthimit me Paris Saint Germainin me 6 mars.

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic, pritet të zë vendin e Kroosit në ndeshjet në të cilat do të mungojë gjermani.

Kjo është një mundësi e artë për 23 vjeçarin që ka luajtur këtë edicion vetëm 869 minuta, duke mos shënuar asnjë gol, ndërsa ka dhuruar dy asiste. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...