Hoxhë Skender Mehmeti ka urur me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. “Ne, me lejen e Zotit Fuqiplotë, neser do ta shënojmë e të festojmë ngjarjen më madhështore për vendin tonë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, thuhet tutje në urim të Mehmetit.
Urimi i plotë:
Besimtarë të nderuar! “Atdheu nu ka nevojë që ne të krenohemi me të, mirëpo ka nevojë për burra që punojnë për të” Hasan Prishtina Ne, me lejen e Zotit Fuqiplotë, neser do ta shënojmë e të festojmë ngjarjen më madhështore për vendin tonë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ka qenë caktim i Allahut që pas të gjitha atyre vuajtjeve, shekullore, pas tërë atij gjaku të derdhur të dëshmorëve, pas tërë asaj shtypjeje e presioni, pas tërë asaj politike hegjemoniste, pas tërë atyre shpërnguljeve të dhunshme, më në fund të marrim frymë lirisht nën këtë qiell që na krijoi i Madhi Zot,dhe ta ndiejmë veten sikurse popujt tjerë të lirë.
Besimtar të nderuat ju uroj 10 vjetorin e pavarësisë së vendit tonë të dashur, Kosovës, duke e lutur Zotin xh.sh. që Mëshira e Tij të jetë mbi të gjithë ata dëshmor,invalid e ushtar që e shkruan historinë tonë me gjakun e tyre të njom, që ne sot të jemi të lire.
Nuk duhet harruar, asnjëhr kontributin e madh të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, dhe shteteve të tjera mike që iu gjinden Kosovës në ditët më të vështira, dhe në vazhdimsi ndihma dhe përkrahja e tyre është e nevojshme për integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane. “Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush nuk falëndëron njerëzit, nuk e ka falënderuar si duhet as Zotin”.
Dhasht Zoti e t’i realizojm të gjitha dëshirat dhe aspiratat e tona si komb në tërësi dhe si Kosovë, shtet i ri. Kontribut të madh për liri dhe pavarësi ka dhënë edhe Bashkësia Islame e Kosovës me të gjithë mekanizmat e vet, lutemi t’i shpërblej Zoti me gradën e shehidllëkut 37 hoxhollar –imam që ranë dëshmor në radhët e ushtrisë së lavdishme, ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Merita e kësaj pavarësia është gjithëpopullore, baballarët e gjyshtrit e stërgjyshrit tanë, dikush e ka paguar me burge e dikush me rrahje e maltertime.
Besimtar të nderuar! Edhe pas dhjet viteve pavarësi dhe pas 20 vite të përfundimit të luftës, Kosovarët fatëkeqësit vuajn nga nje pesimizëm që nuk vuanin edhe në ditët më të vështira kur kalonte populli ynë. Po ju dha mundësia sidomos rinisë me dal jasht vendit, do të dalin shumcia e tyre, ngase siq thonë në Kosovë nuk ka përspektivë dhe nuk e shohin një të ardhme të ndritur. Feja islame të dashur vëllezer musliman, na këshillon që pamarr parasysh gjendjen dhe vështirësit nëpër të cilat kalon besimtari musliman, asnjëher nuk i lejohet të bie në pesimizëm.
Besimtar të nderuar prej cilësive të pejgamberin Muhamed a.s., me të cilat e begatoi Allahu xh.sh. është edhe optimizmi.
Pejgamberi a.s. ishte shpresues në të gjitha situatat që gjindej, psh. Përderisa pejgamberi ishte strehu përkohësisht në shpllën Thever, në rrugën e hixhretit, aty vijn mushrikët-armiqët dhe afrohen shumë afër sa që Ebu Bekri thotë: O i dërguar i Zotit, janë shumë afër dhe kanë mundësi me na zbulu që jemi fshehur këtu? Pejgamberi a.s. i thotë: O Ebu Beker: “Mos u shqetëso, Zoti është me ne”.
Dëgjojeni me vëmendje qfar thotë Muhamedi a.s.: “E çuditshme është qështja e besimtarit, kur është në bollët, në mirësi e begati, falënderon Zotin, Zoti ka për ta shpërblyer. Kur gjindet në vështirësi, në sprova e fatëkeqësi, besimtari bënë durim, edhe për këtë do ta shpërblej Zoti.” Pse e çuditshme? Sepse besimtari bashkëvepron në të gjitha proceset e jetës e nuk bie pre e pesimizmit dhe humbjes së shpreses. Edhe Musa a.s. kur u gjind me Benu Israilet para detit, në pamundësi për të ta kalua detin dhe pas kishte ushtrinë e faraonit, disa që ishin prej imanit-besimit të dobët thanë: “ Na nzunen o Musa, kanë për ta na mbytur të gjithëve!” Musa tha: Inne mei rabi- Me mua është Zoti, Aio do të na ndihmoi.
Dhe ashtu ndodhi, Zoti ua hapi detin… Nuk ka pejgamber i Zotit që nuk ka thirr në optimizëm, mirëpo prej pejgambervë që më së shumti ka thirrë në optimizëm dhe vet ka qenë shumë optimist ka qenë hz. Jakubi a.s., kur e humbi Jusufin, llogaritet mbi 20 vjet që se ka pa, ju historinë e dini, ama kur njerëzit ma nuk flisnin për Jusufin e harruan, menduan se ka përfundu puna e tij.
Jakubi a.s. siq e përshkruan Kurani thotë: “Jakubi u tha bijëve të vet:”O bijët e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos humbni shpresën nga mëshira e Zotit, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun”. Jusuf:87 Besimtar të nderuar! Dhe kështu me këtë vlerë të optimizmit me lejn e Zotit do të vazhdojmë më tutje, se kurr me shum se tani na nevojitet si popull optimizmi për një të ardhme më të mirë. Dhe me lejene e Zotit jo vetëm 10 vitete shtet, po edhe me shekuj e dekada, Zoti bëftë që në këtë vend të lulzoi liria e mirësia, paqja e tolerance, mirëkuptimi e dashuria, puna dhe progresi, dhe të gjitha ato që na duhen si shoqëri për të ecë përpara. E lusim Zotin që të gjithëve të na e jep të mbarën e në veçanti rinin tonë Zoti e ruajt nga dukurit devijante. Lusim Zotin që pesimizmin që e ka përfshi një pjesë të popullit tanë, Zoti të na e kthej në optimizën dhe në krenari dhe dashuri për vendin tonë, për Kosovën tonë të dashut, për lirinë dhe pavarësinë e saj .
E lusim Zotin që ata që janë në konflikte mes vete të ua zbut zemrat Zoti dhe të shtrijnë dorën e pajtimit për hatër të Zotit dhe të gjakut që u derdh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kurr ma inshallah nuk derdhet gjaku mes vëllezërve tanë, Kosova ka nevoëj me dhuru gjakë, njerëzve të sëmurë e rasteve fatëkeqësive në komunikacion e ama nuk ka gjakë Kosova me derdh palidhje pa kuptim dhe runa Zot mes vete.
Zoti na ndihmofte të punojmë për të mirën e vendin tonë bashkërisht e t’ua dorzojmë atyre që vin pas neve e të na knojn rahmet për atë që e bëmë.
Ju njoftoi se santé në xhaminë tonë këtu në Lipjan prej namazit të akshamit do të mbahet një manifestim për 10 vjetorin e pavarësisë, ju ftoj të jeni pjesë e manifestimit, të ndajm gëzimin e festës së 10 vjetorit të shtetit tonë sëbashku, gjithashtu neser në xhaminë e Kraishtës dhurohet gjak, prej orës 10:00 deri ora 16:00, me moton të festojmë me bamirësi.
E përfundojmë këtë hytbe me këtë porosi TË JETOJM PËR NJËRI TJETRIN! -Asgjë në natyrë nuk jeton për veten e vet; -Lumi nuk e pin ujin e vet. -Pemët nuk i hajnë frutat e veta. -Dielli nuk e ngroh,nuk e rrezon veten e vet. -Shiu nuk e ujit veten e vet. -Dheu nuk e rrit veten e vet… Edhe ne si njerëz të jetojm për njëri tjetrin,e jo vetëm për vetveten tonë! Zotin e lusim të na fal e të na mëshiroj neve edhe prindërit tanë edhe të gjithë besimtarët musliman. Amin
Hoxhë Skender Mehmeti


