Mustafa: Më vjen keq që një ditë do t’ia kthej Haradinajt – me një gjuhë edhe më të keqe

PUBLIKUAR

Pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njohuri për lidhjet e kryeministrit Isa Mustafa (të cilin e quan rrenc ordiner) me bizneset e ligjshme ose të paligjshme, ky i fundit ka thënë se nuk dëshiron të komunikojë me një gjuhë të degraduar.

Sipas tij, janë qytetarët, fëmijët, gratë e burrat, vendorët e ndërkombëtarët ata e ato që na përcjellin dhe na vështrojnë, ndaj shprehet se nuk është në nivelin e as në traditën e atyre që përfaqësojnë kulla e trimëri që të ofendojnë.

“Sepse, kurrë këto të dyja nuk kanë shkuar bashkë. Ose ata që ofendojnë duhet të tregojnë se kanë hequr dorë nga tradita e tyre. Kjo vlen edhe për z. Ramush Haradinaj. Ai mund të pretendojë të jetë një lider duke ofenduar, por nuk mund të jetë i respektuar me gjuhën që po e përdor. Mua më vjen keq. Më vjen keq nëse duhet që një ditë t’ia kthej me të njëjtën gjuhë ose me një gjuhë edhe më të keqe, por gjithsesi argumentuese”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...