Buffon e zbulon një fakt për veten që s’do t’iu pëlqejë tifozëve të Juventusit

PUBLIKUAR

Gianluigi Buffon ka zbuluar se si fëmijë e kishte përcjellë edhe Interin, përveç Juventusit.

Portieri ikonë është pjesë e “Zonjës së vjetër” që prej vitit 2001, kur iu bashkua klubit nga Parma për një shumë rekord, transmeton Express.

Duke folur në emisionin e Maurizio Contanzos, 40-vjeçari shpjegoi se përkundër faktit se familja e tij ishin adhurues të Juventusit, dashuria e tij për Giovanni Trapattonin bëri që gjatë një kohe ai ta përkrahte rivalin e përbetuar të Juves.

“Pas disa viteve duke përkrahur Juven – sepse e gjithë familje ishte me Juventusin – rashë në dashuri me Trapattonin”, tha Buffon.

“Më pëlqente fakti se ai vërshëllente, sepse për mua si fëmijë ishte e jashtëzakonshme! Ai shkoi në Inter dhe për një kohë e kam ndjekur Interin”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...