Bllokohen xhirllogaritë bankare të komunave veriore të Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetarja e Këshillit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ksena Bozoviq, tha sot se llogaritë e katër komunave në veri të Kosovës janë bllokuar që një javë pa ndonjë njoftim ose shpjegim nga Prishtina zyrtare.

“Xhirollogaritë janë të ngrira ose të bllokuara pa ndonjë shpjegim nga Prishtina apo ndonjë njoftim me shkrim. Askund në botë nuk ekziston një ligj i tillë i bllokimit, pa njoftim paraprak”, tha Bozoviq për Tanjug, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se transferime të parave nga llogaritë bankare nuk mund t’i kryejnë që një javë asnjë nga komunat veriore të Kosovës.
“Në Mitrovicë, por sipas informatave jo-zyrtare edhe në komunat e tjera, që shtatë ditë nuk janë në gjendje të transferojnë para. Prishtina mund të thotë se sistemi i tanishëm nuk po funksionon, por ai si i tullë nuk po funksionon vetëm në veri dhe kjo është e papranueshme”, shpjegoi Bozoviq.

Ajo theksoi se komunat veriore kanë përmbushur të gjitha afate ligjore, ndërsa Kuvendet Komunale kanë miratuar dy vendime për miratimin e buxhetit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...

DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbajtur një takim me bizneset anëtare nga...

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...