Roger Federerit i duhet edhe një fitore për të shkruar historinë përsëri

PUBLIKUAR

Roger Federer është vetëm një fitore larg të bëhet tenisti më i vjetër në botë që merr kryesimin e ranglistës botërore në tenis, pas triumfit ndaj gjermanit Philipp Kohlschreiber të enjten mbrëma në turneun e Roterdamit.

Federer, 36-vjeçar, fitoi 7-6, 7-5 në turneun e tenisit Rotterdam ABN Amro në rrethin e tretë dhe do të arrijë këtë veçori historike nëse kalon në gjysmëfinale, raporton Express.

Momentalisht, ish-tenisti amerikan Andre Agassi është lojtari më i vjetër që ka mbajtur pozitën e parë në ranglistën botërore të tenisit, ndërsa Rafael Nadal, i cili nuk po merr pjesë në turneun e Roterdamit, është momentalisht numri një i botës, me Federerin që është i gatshëm t’ia zërë vendin e parë.

Hera e fundit që Federer ishte numër një në botë qe viti 2012.

Sot në çerekfinale, Federer do të përballet me tenistin holandez, Robin Haase dhe fitorja eventuale do të nënkuptonte se zvicerani, që nga shumë konsiderohet si tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, do t’ia rrëmbejë vendin e parë spanjollit Nadal. /Express /

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...