Imri Ahmeti shpërndan dekorata për “7 Mars”

PUBLIKUAR

6 mars 2015- Nën kujdesin e kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti“ Grupi i Grave” në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore, me rastin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, ka organizuar një koktej rasti dhe ka ndarë mirënjohje për gratë që kanë kontribuar për çështjen kombëtare.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përveç se ka uruar 8 marsin ditën ndërkombëtare të gruas, ka theksuar se kontributi i gruas në jetën shoqërore ka qenë mjaft produktiv,përgjatë proceseve në sfera të ndryshme.

“ Angazhimi i shumë nënave dhe motrave gjatë periudhave të ndryshme kohore, krahas kontributit të tyre meriton më shumë se një mirënjohje në letër që ndajmë sot”, ka theksuar Ahmeti, duke vlerësuar lart angazhimin e gruas në jetën tonë shoqërore.

Fjalë rasti pati edhe kryesuesja e kuvendit komunal, Vlora Limani-Hajnuni, duke uruar gratë për festën e 8 marsit, tha se komuna e Lipjanit, me kryetar Imri Ahmetin, ka hapur mundësi të mëdha të gruas në përfshirjen e saj në institucionet komunale.

Ndërsa në fund, mirënjohjet për kontributin e dhënë nga ana e grave lipjanse , u ndan nga kryetari i komunës, Imri Ahmeti dhe kryesuesja e Grupit të Grave, Linda Shahini

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...