Në Lipjan diskutohet skema e granteve të programit DEMOS

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në zyrën e tij, Drejtorin e projektit DEMOS, Norbert Piljs për të diskutuar rreth skemës së granteve të projektit DEMOS, në të cilin Komuna e Lipjanit është konkurente në mesin ë 38 komunave të Kosovës.
Norbert Piljs ka njoftuar kryetarin Ahmeti për ndryshimet të cilat ka pësuar projekti për këtë vit dhe vitet e ardhshme në të cilat përfshihet rritja e buxhetit të preojektit për 50% si dhe rritjen e numrit të komunave konkuruese.
Ai po ashtu ka theksuar se grantet e ndara për komuna do të bazohen në përformancën të cilat ato tregojnë e me theks të veçant: Raporti i pakualifikuar nga Zyra Kombëtare Auditimit, shpenzimi i investimeve kapitale më së paku 70% nga planifikimi, realizimi i të hyrave vetanake, niveli transparencës, shkruan Komuna e Lipjanit.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Imri Ahmeti, ka theksuar se Komuna e Lipjanti është shumë e përkushtuar në ngritjen e mëtutjeshme të përformances dhe rritjes së demokracisë lokale përmes përfshirjes së shoqërisë civile dhe të tjerëve në vendimarrje në shpenzimin e buxhetit sipas dinamikës dhe rritjes së të hyrave vetanake.
Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë edhe në të ardhmen.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...