Komuna e Lipjanit në partneritet me Programin ReLOaD shpallur thirrjen publike për Organizatat e Shoqëriisë Civile për dorëzimin e Projekt Propozimeve në programin Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perendimor (ReLOaD)
Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i pakos se aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Komunës.
THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINE LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR
(ReLOaD)
Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën*[1], ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Projekti u lancua në shkurt 2017, dhe gjatë periudhës së ardhshme 3-vjeçare, ka për qëllim të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit të suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC)[2] nga buxheti i pushtetit lokal në përputhje me prioritet lokale.
Programi ReLOaD do të promovojë sinergji ndërmjet qeverive lokale dhe OShC-ve duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetesës në 50 komuna në gjithë Ballkanin Perëndimor. ReLOaD në Kosovë zbatohet ne partneritet me 5 komunat e përzgjedhura, si: Istog/k, Kamenicë/a, Lipjan/Lipljan, Viti/Vitina, dhe Zveçan/Zvečan ku pritet të zbatojë më së paku 20 projekte të OSHC-ve, për më shumë se 3,800 qytetarë në nivel vendor.
Projekti ReLOaD në bashkëpunim me komunat partnere ofron financimin e granteve për OShC-të në mënyrë konkurruese, transparente dhe të bazuar në projekte, për të nxitur përmirësime në ofrimin e shërbimeve lokale dhe realizimin e prioriteteve të zhvillimit lokal.
- Komuna e Lipjanit dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Kosovë që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore të komunës dhe i trajtojnë prioritet e përcaktuara si me mëposhtëm:
- Rritja e zhvillimit ekonomik lokal përmes fuqizimit te gruas ne biznes
- Rritja e zhvillimit ekonomik lokal përmes fuqizimit te rinjve ne biznes
- Ndërgjegjësimi dhe rritja e pjesëmarrjes se te rinjve ne kulturë dhe sport
- Nxitja e vullnterarizmit qytetar për ruajtjen e hapësirave publike
- Vlera totale e planifikuar e thirrjes do të jetë deri në 60,000.00 EUR. Projekti merr të drejtën të mos ndajë të gjitha fondet, nëse projekt-propozimet nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 5,000.00 EUR, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 35,000.00 EUR.
- OShC-të mund të dorëzojnë vetëm një projekt propozim ne kuadër të kësaj thirrje.
Komuna rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri 10 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Prill/2018 deri Janar/2019.
- Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është me datën 14.03.2018.
- PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Kosovë. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informata të hollësishme rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikant, që është pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.
- DOKUMENTACIONI:
Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i pakos se aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Komunës (https://kk.rks-gov.net/lipjan) si dhe në web-faqen e UNDP (www.ks.undp.org).
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Komunës së Lipjanit do të jetë i disponueshëm nga 15.02.2018, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën [email protected] dhe/ose [email protected], ose në person pranë:
| Komuna e Lipjanit Rruga Shqipëria, Lipjan, 14000 Zyra Nr. 107, Objekti i Komunës, kati i dytë, Shkelzen Hajdini, Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim |
Sesionet informuese (ditët e hapura) lidhur me këtë ftesë me OShC-të e interesuara për të aplikuar do të mbahen në Komunën e Lipjanit me datën 26 dhe 27 Shkurt 2018.
Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës [email protected], duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen jo më vonë se 3 ditë para mbylljes së afatit për aplikim, me saktësisht 09.03.2018, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 3 ditëve te punës që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Përgjigjet do të botohen në faqen e internetit të UNDP-së.
- DORËZIMI I APLIKACIONEVE:
Aplikacionet e kompletuara (me të gjithë dokumentet e kompletuara) duhet të dorëzohen në këtë mënyrë: dokumentet kryesore në tri (3) kopje të shtypura; dokumentet shtesë në një (1) kopje të shtypur, si dhe të gjitha dokumentet të dorëzohen në një (1) koje elektronike (CD apo memorizues USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:
| Komuna e Lipjanit
Rruga Shqipëria, Lipjan, 14000 Zyra Nr. 107, Objekti i Komunës, kati i dytë, Shkelzen Hajdini, Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim “Të mos hapet para mbledhjes së Komisionit Vlerësues” |
Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga zyrtari i komunës. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditësh nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të komunës (https://kk.rks-gov.net/lipjan), në tabelën e njoftimeve të komunë, dhe ne web-faqe të UNDP-së (www.undp.ks.org).
Formulari i Aplikimit per Projekt Propozimin
Formulari për Identifikimin Administrativ
Formulari i Identifikimit Financiar
Deklarata e Përshtatshmërisë-Pranueshmërisë
Formulari i Deklaratës së Partneritetit
Forma e Deklaratës për Financimin e Dyfishtë


