Epopeja e UÇK-së nuk zë vend meritor në librat shkollorë

PUBLIKUAR

Që nga përfundimi i luftës janë botuar libra të ndryshëm si për Epopenë e Familjes Jashari si për luftën e Ushtrisë Çlirimtare në përgjithësi, por historianët nuk janë marrë seriozisht me këto ngjarje.

Edhe në librat shkollorë të historisë, kjo epope, sipas historianëve nuk e zë vendin që e meriton.

Sidoqoftë, Instituti i Historisë ka marrë disa hapa për ta shkruar historinë e luftës çlirimtare dhe për këtë pret mbështetjen financiare të institucioneve të Kosovës.

Në librat shkollorë të historisë në Kosovë, Epopeja e UÇK-së, është e prezantuar, por sipas historianëve, kjo epope nuk zë vend aq sa e meriton. Drejtori i Institutit të Historisë, Sabit Syla thotë se për Epopenë e UÇK-së autorë të ndryshëm kanë shkruar disa monografi e studime të veçanta, por ai ka vërejtje për prezantimin e saj në librat shkollorë.

“Nëse flasim për libra të shkruar zyrtarë, në të cilët mësojnë fëmijët tanë, padyshim për fat të keq nuk është aq i kënaqshëm zënia vend e Epopesë së lavdishme të UÇK-së”, shprehet Syla për Radio Kosovën.

Nga ana tjetër, historiani Frashër Demaj, që është bashkautor i disa librave shkollorë të historisë, thotë se duhet të shfrytëzohen alternativa të tjera për të marrë informacione, ngase në libra shkollorë mundësia e prezantimit të ngjarjeve është e kufizuar.

“Në tekstet shkollore të historisë zakonisht nuk ka vend për shpjegim dhe trajtim të gjithëmbarshëm të ngjarjeve, personaliteteve dhe fenomeneve historike, sepse kjo është e pamundur, për aq sa jepet mundësi”, tha Demaj për Radio Kosovën.

Ndërkohë, Instituti i Historisë i Kosovës ka marrë disa hapa në drejtim të botimit të historisë zyrtare të luftës së UÇK-së.

Drejtori i këtij instituti, Sabit Syla thotë se projekti do të përfundojë brenda disa vitesh.

“Jemi duke punuar në draftprojektin e parë për luftën çlirimtare të Kosovës, ku kemi paraparë që do të jenë jo vetëm studiues të brendshëm, por edhe të jashtëm, duke bashkërenduar të gjitha forcat krijuese për të shkruar një histori zyrtare të shtetit të Kosovës”, tha Syla.

Por, për një punë profesionale dhe pa ndikime të studiuesve, historiani Frashër Demaj thotë shteti duhet të krijojë kushte.

“Deri më tani është bërë e kundërta, shteti ka bërë presion dhe nuk ka krijuar kushte që të nxjerrin të vërtetat historike, jo vetëm për këtë periudhë, por edhe për periudha tjera të rëndësishme”, tha Demaj.

Sidoqoftë, drejtori i Institutit të Historisë, Sabit Syla pret që institucionet e shtetit do ta mbështesin nismën e këtij instituti që përfshinë tri projekte, historinë e luftës çlirimtare, gjenocidin në Kosovë dhe historinë e shtetit të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...