Jeta e luftëtarit të lirisë në stallë bagëtish

PUBLIKUAR

Ua ka lakmi shumë prej bashkëluftëtarëve të tij që kanë arritur të pasurohen, ndonëse para lufte, por edhe në periudhën e hershme të pasluftës i kishin punët shumë më keq se ai.

U merr lakmi në shtëpitë moderne që kanë ndërtuar, që kanë vetura të shtrenjta, që fëmijët e tyre shkojnë të veshur dhe që nuk u mungon asgjë. U merr lajmi edhe për punën që ata kanë siguruar pa ndonjë vështirësi dhe pagat e majme që marrin, shkruan “Zëri”. Thotë se e ka menduar edhe emigrimin ilegal, por nuk ka mundur ta lërë motrën e sëmurë.

Bekim Ferizi, 47 vjeç, nga Mikushnica e Skenderajt, me gruan, tre fëmijët dhe me motrën e sëmurë jeton në gjendje të mjerueshme në një objekt që dikur shërbente stallë për bagëti, e që ai i thotë shtëpi, me vetëm 70 euro ndihmë sociale.

Ish luftëtari i UÇK-së ka trokitur në shumë dyer, por nuk ka gjetur mbështetje, madje as te bashkëluftëtarët e tij që mbajnë pozita të larta. “U kanë gjetur strehë në banesat sociale edhe njerëzve që kanë paga të mira, që kanë shtëpi moderne në fshat. Banesa sociale u kanë dhënë edhe atyre që kurrë nuk rrinë në to, i mbajnë të mbyllura, bile edhe i lëshojnë me qira. Unë i di 5-6 prej tyre. Kjo është padrejtësia”, thotë Bekimi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...