Eksponatet e familjes Jashari ekspozohen në Tiranë

PUBLIKUAR

Jeta, rezistenca dhe sakrificat e familjes Jashari do të prezantohen nëpërmjet ekspozitës “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri, rast unik në historinë botërore”, në MHK.

Gjëra të amvisërisë, rroba të ndryshme, vegla pune, fotografi e mbi të gjitha, armët që ka mbajtur familja heroike e Jasharajve, që i bëri ballë armikut do të jenë të ekspozuara nesër në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri, rast unik në historinë botërore” fillimisht u çel gjatë muajit nëntor në Muzeun e Kosovës, me rastin e 28 Nëntorit, datë kjo që përkonte edhe me daljen historike të UCK-ës në skenë dhe datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Kjo ekspozitë kishte për autor Sadik Krasniqin, i cili me fakte dhe argumente prezantoi jetën, rezistencën si dhe sakrificat e kësaj familje për lirinë e Kosovës.

 

“‘Qëndresa heroike e Jasharëve për liri, rast unik në historinë botërore’, arsyeja e këtij titulli është se familja Jashari në bazë të historisë daton më shumë se 300 vite dhe prej atëherë e deri tek ardhja në skenë e Shaban Jasharit janë 300 vjet përpjekje, angazhim dhe qëndrim mbi pikëpamje kombëtare. Bëhet fjalë për 100 eksponate që flasin për shumëllojshmërinë dimensionale të Jasharëve, pra kemi disa nga veglat me motive nga bujqësia, disa nga amvisëria me motive nga etnokultura, me motive nga heroizmi qëndresa, me motive nga terrori serb dhe në fund mbyllen me shtypin e kohës që kanë shkruar për Jasharajtë. Disa nga eksponatet kryesore janë automatiku kallashnikov, që gjatë gjithë luftës e aksioneve komandanti legjendar e ka poseduar, gjithashtu është edhe arma e Hamzë Jasharit, i cili përveç luftëtarit të fortë e burrëror që ishte ai edhe këndonte e vallëzonte pa ndalur as gjatë kohës së luftës”, është shprehur ndër të tjera Krasniqi për “KultPlus”. Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari e ka konsideruar këtë moment si një rast të mirë për të uruar shqiptarët kudo që gjendeshin, sipas tij, duhet sjell në kujtesë terrori dhe sakrificat e mëdha të popullit tonë, që nga Skënderbeu e deri të lufta e fundit e UCK-ës. “Për këtë ju jemi mirënjohës dhe përulemi përzemërsisht përballë gjithë atyre burrave, atyre grave, atyre nënave dhe fëmijëve që dhanë jetën e tyre për lirinë që e gëzojmë ne sot. Në këtë moment është një përgjegjësi e madhe përmbi supet e mija, për arsye se përfaqësoj para jush 59 varret në Prekaz dhe të gjithë të gjallët e Jasharajve, jo se ata e dhanë jetën sepse nuk e deshën, por sepse e kërkonte koha. Ata dhanë më të shtrenjtën e tyre që ne sot të jemi të lirë”, është shprehur Jashari.

 

E sipas drejtorit të Muzeut të Kosovës, Arsim Mehmeti familja Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm në historinë botërore, ku dëshmi të saj kemi mobilizimin vullnetarë të popullit liridashës, që iu bashkua UCK-ës në të gjitha zonat e Luftës Çlirimtare në Kosovë. “Heroizmi i Jasharëve ishte burim frymëzimi për çdo luftëtarë të lirisë. Gjaku i tyre dhe i gjithë dëshmorëve, janë rreze drite e lirisë së Kosovës që agoi në qershor të vitit 1999, e më pastaj kulmoi me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, është shprehur Mehmeti. Hapja zyrtare e kësaj ekspozite në MHK realizohet për faktin se vepra e komandantit legjendarë Adem Jasharit, familjes së tij, dëshmorët e lirisë, veteranët e luftës e të gjithë ata që dhanë jetën për liri e paqe duhet njohur konkretisht. Të gjitha eksponentët paraqesin dëshmi të mëdha historike, pjesë të pandashme të saj, e si të tilla meritojnë respektin e të gjithë neve. Gjithashtu është menduar që të prezantohet edhe një dokumentar për familjen e Jasharëve.

 

 

“Qëndresa heroike e familjes Jashari për liri”

Pas prezantimit në Muzeun e Kosovë nga 28 nëntor 2014 deri me 28 shkurt të vitit 2015, ekspozita tematike me titull “Qëndresa heroike e familjes Jashari për liri” më datën 5 mars 2015 do të hapet në Muzeun Historik Kombëtare të Tiranës. Qëllimi i Ekspozitës është të prezantojë edhe para qytetarëve të Shqipërisë dëshmi që kanë lidhje me qëndresën heroike të familjes Jashari. Në mesin e dëshmive, që përbëjnë një pasuri me vlerë të kombit, ruhen shumë eksponate të cilat do të prezantohen në këtë ekspozitë. Muzeu i Kosovës bën të ditur se Ekspozita do të hapet këtë të enjte, në orën 13.00.

Materiali muzeor me karakter nga historia që do prezantohen në këtë ekspozitë ndahen në katër grupe:
1. Eksponate tredimensionale
2. Fotografi
3. Dokumente, harta dhe shtypi i kohës
4. Xhirime filmike

/shekulli.com.al/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...