Futbollisti i Lazios akuzohet për trukim në La Liga

PUBLIKUAR

Një futbollist i Lazios dyshohet si i përfshirë në trukimin e ndeshjeve në kohën kur luante në Spanjë. Bëhet fjalë për futbollistin nga Ekuadori, Felipe Caicedo, për të cilin bardhekaltrit shpenzuan 2.5 milionë euro një vit më parë për ta shkëputur nga Espanyoli

Sulmuesi 29-vjeçar është një ndër 41 personat e dyshuar se kanë manipuluar rezultatin e ndeshjes së fundit të sezonit 2010 – 2011 mes Levantes dhe Saragozës, e zhvilluar më 21 Maj 2011.

E përditshmja spanjolle Marca, duke rreshtuar faktet, sqaron se në këtë përballje skuadrës mike i duhej fitorja për të shpëtuar nga rënia në Segunda Division dhe kështu ndodhi. Real Saragoza triumfoi 1-2, ndërsa Deportivo La Coruna ra nga kategoria.

Hetuesit pretendojnë se Saragoza u ka paguar gati një million euro futbollistëve të Levantes, që ata të humbnin. Paratë më pas janë shpërndarë mes drejtuesve dhe lojtarëve.

Hetuesit kanë arritur në përfundimin se futbollistët e Levantes kishin ulur në maksimum shpenzimet atë verë, sepse, sipas tyre, pagesat i kishin bërë me para në dorë, që sigurisht i kishin përfituar në të zezë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...