Skandali me diploma, për një ditë diplomuan 105 studentë

PUBLIKUAR

Në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë brenda një dite diplomuan 105 studentë. Prokuroria themelore e këtij qyteti dyshon se Universiteti publik i ka lëshuar 503 diploma false.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar “Zëri” mësohet se zyrtarë të lartë të Agjencisë kosovare të inteligjencës, profesorë universitarë, menaxher të kompanive publike e private kanë marrë diploma false të këtij Fakulteti, pasi që nuk kanë qenë të regjistruar si studentë e as që kanë ndjekur ligjëratat ndonjëherë, shkruan “Zëri”.

Në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë kanë marrë diploma edhe shumë studentë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, madje edhe nga Bosnja e Hercegovina. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...