Në kuadër të projektit “Përmirësimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve dhe ndërgjegjësimi i të drejtave të fëmijëve në Komunën e Lipjanit” OJQ POLIS organizoi punëtorinë e parë me Grupet Punuese për hartimin e Rregullores, Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve.
Kjo punëtori është pjesë e procesit të përbashkët të përcaktuar në memorandumin e mirëkuptimit në mes POLIS dhe Komunës së Lipjanit.
Me qëllim të dhënies së kontributit sa më profesional të hartimit të dokumenteve, pjesë e punëtorisë ishin edhe ekspertë të fushës së Politikave Publike dhe Financiare, si dhe ekspert për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve.
Në pjesën e parë të kësaj punëtorie u shtjellua koncepti i Komunës Mike për Fëmijët, ku kërkohet angazhim i të gjithë akterëve kyç që punojnë me dhe për fëmijët. Më pastaj u diskutua për përcaktimin e fushave që do të jenë pjesë e Rregullores Komunale për Mbrojtje dhe të Drejtat e Femijeve.
Në pjesën e dytë, vëmendje e veçant i’u kushtua procesit të vetëvlerësimit, i cili siguron një qasje shumësektoriale, ku qëllimi kryesor i këtij mjeti është të ndihmoj Komunën të reflektoj rreth asaj se si të përmirësohet qeverisja për fëmijët.
Ky projekt është shpërblyer në kuadër të projektit “Protection of Child Rights in Kosovo” financuar nga European Union Kosovo dhe mbështetur nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF


