City nuk dorëzohet për titull (Video)

PUBLIKUAR

Pasi u mposht në fundjavë nga Liverpooli, Manchester City iu ka rikthyer fitoreve në kuadër të Ligës Premier.

Citizens kanë triumfuar para shikuesve të vet në stadiumin Ettihad kundër Leicester City me rezultat prej 2-0.

Me gjithë dominin e lojtarëve vendas, vetëm një rast në 45 minutat arritën ta konkretizojnë. Ishte mesfushori spanjoll David Silva, ai i cili në kohën shtesë të pjesës së parë realizoi gol pas dy tentimeve për të shënuar, transmeton Telegrafi.

Edhe një pjesën e dytë, të besuarit e trajnerit Manuele Pellegrini vazhduan me paraqitje të mirë.

Golin e sigurisë dhe fitores për Citizens e shënoi mesfushori spanjoll, Jesus Navas, dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, City mbetet në vendin e dytë me 58 pikë, përkatësisht ka pesë pikë më pak se lideri Chelsea që triumfoi si mysafir i West Ham Unitedit me rezultat prej 1-0. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...