Pacolli nuk do të kandidojë për kryetar të AKR-së

PUBLIKUAR

Themeluesi i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se do të tërhiqet nga udhëheqja me këtë parti. Ai nuk e përjashton mundësinë që në vend të tij të ulet një femër.

Ndërkohë ka kritikuar Hashim Thaçin duke theksuar se ai nuk i merr seriozisht bisedat për ekonominë për shkak të njohurive të tij të pakta nga kjo fushë.

Behgjet Pacolli ka vendosur që të heq dorë nga timoni i Aleancës Kosova e Re, me të cilën shijoi Qeverinë mandatin e kaluar dhe për pesë javë luajti rolin e Presidentit të Kosovës.

“Unë nuk besoj se do të kandidoj për arsye se duhet të hapet perspektiva për njerëzit e rinj, njerëzit me energji, njerëzit që kanë vullnet dhe dituri që të punojnë”, tha Pacolli për Klan Kosova.

Vendin e tij ka mundësi ta zë një femër.

Një mundësi të tillë e pranoi edhe Pacolli, i cili tha se në AKR përveç kreut do të ketë edhe shumë figura të tjera.

“Ka njerëz që vijnë nga Perëndimi, kur e them nga Perëndimi për arsye se ne jemi duke vuajtur në Kosovë për shkak të vetëdijës së ulët “, tha Pacolli.

Pacolli beson se ata që do të vijnë do të jenë ndryshe nga qeveritarët e tjerë të Kosovës.

Thotë se e kanë aftësinë për të zhvilluar vendin, gjë që sipas tij nuk e ka Isa Mustafa e as Hashim Thaçi.

“E fajësoj shumë z.Thaçi që asnjëhere në mënyrë serioze nuk është ulë dhe me folë për zhvillimin ekonomik. Nuk ka pas absolutisht vullnet të flet për ekonomi për arsye se ai nuk e ka ditë qysh bohen ato sene”, tha Pacolli.

Pacolli tha se edhe plani qeverisës nga shefi i Thaçit në Qeveri është i pazbatueshëm.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...