Java e parë në Liga Total startoi në mënyrën më spektakolare të mundshme. Nivel i lartë organizimi u pa si tek skuadrat ashtu dhe tek stafi i Liga Total, teksa në vazhdim do ju sjellim në një përshkrim të shkurtër gjithçka që ndodhi këtë vikend në ligën më të mirë në vend në futboll të vogël.
Këtë edicion pjesë e ligës janë bërë lojtarë të mëdhenj si Isuf Llumnica, Mentor Zhdrella, Muhamet Dragusha, Kemajl Gashi e shumë e shumë lojtarë të tjerë cilësorë.
Në Superligë sfida hapëse ishte derbi mes Akllapit dhe Standard Benz, që përfundoi më fitoren e nënkampionëve. Standard Benz fitoi 2-1 më golat e Kushtrim Selimit dhe Xhavit Konjufcës. Fitore shënuan dhe Nipat e Dajës që mposhten kampionët aktual FC Gllogovcin, me rezultate 6-3. Blendi Center mundi 2-1 Gumnasellen ashtu siç bëri dhe Nivela që mposhti 2-0 skuadrën e EuroPlast.

Befasia më e madhe e javës ishte fitorja e Termax ndaj yjeve të Bajramit. Skuadra e kuqe fitoi 2-1 ndaj ekipit pretendentit për titullin e kampionit. Radha për të luajtur i takoi Mobi Shop Gaxhes që fitoi 2-1 ndaj Valentino Caffes në një sfide vërtetë interesante dhe më ritëm të lartë. Fitore shënuan edhe Venezia e Besa që mposhten Gadimen me rezultat 8-0, përkatësisht Xhaminë e Magurës me rezultat 5-4. Derbi lokal i takoi KF Avni Ites që mundi Sllovinë më rezultate 3-0.
Në vazhdim e gjeni tabelën dhe listën e golashënuesve në Superligë.

Në Ligen e Parë favoritët nuk dështuan. Ardeno Meshkurti më një manita mposhti Dardanët, ndërsa Relux fitoi 7-1 ndaj Venezias. Flaka gjithashtu korri fitoren e parë këtë sezon ndaj Olimpic Fitness. Restaurant Shpella mori fitore ndaj Spartes më rezultat të thellë 6-1 duke ja nisur mbarë këtij sezoni në Ligen e Parë.
Një ndeshje shumë e fortë ishte edhe ajo mes Qulleve dhe Rubofcit që përfundoi më rezultat 2-1 për ekipin nga Gadimja. Edhe Dreni debutoi më fitore. Ekipi i Besart Magashit triumfoi 4-2 ndaj Profesional Electros. Fitoren e parë e arritën edhe FC Muhagjert që mundën 3-0 Dostat, të cilët nuk ishin të disponuar për lojë. Këtë javë pati dy barazime në Ligen e parë. Minatori përballë Besës së Sllovisë ndau pikët, ndërsa me 2-2 përfundoi edhe sfida mes Smallushes dhe Amicos.
Në vazhdim e gjeni tabelën dhe listën e golashënuesve në Ligën e Parë. /Telegrafi/



