Guti: Dua ta shoh Neymarin në Real Madrid

PUBLIKUAR

Ish-ylli i Real Madridit, Guti, dëshiron ta shohë Neymarin tek i bashkohet Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”.

Neymar u largua nga Barcelona për Paris Saint-Germainin për një shumë rekord në vlerë 222 milionë euro vitin e kaluar, por ylli brazilian tashmë lidhet me një kalim të mundshëm në Real Madrid, transmeton Express.

Megjithatë, shpesh sugjerohet se Ronaldo mund të largohet nga Reali, klub me të cilin është duke e luajtur sezonin e nëntë.

Por, Guti – i cili është trajner i të rinjve në Real – nuk është i sigurt se dëshiron ta shohë Neymarin duke e zëvendësuar Ronaldon, në fakt ai i do të dytë të luajnë për “Los Blancos”.

“Neymar është ndryshe. Ai është në mesin e tre futbollistëve më të mirë në botë. Çfarë duam është t’i shohim më të mirët në botë. Pra, çfarë dua të shoh është Neymar dhe Ronaldo të veshur bardh”, ka thënë Guti. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...