Neymar luajti me dhimbje para ndeshjes kundër Real Madridit

PUBLIKUAR

Neymar shënoi golin e fitores kundër Toulouses të shtunën, por fitorja duket se i ka kushtuar superyllit brazilian.

Paris Saint Germain zgjodhi për të pushuar disa nga emrat e tyre të mëdhenj, përfshirë Edinson Cavanin dhe Thiago Silvan që nuk ishin as të përfshirë në skuadër, por Neymarit iu kishte dhënë drita e gjelbër për të luajtur të gjithë ndeshjen, transmeton portali arbresh.info.

Neymar së bashku me PSG-në do të udhëtojnë për në Madrid mbrëmjen e së mërkurës për të zhvilluar ndeshjen e parë kundër Real Madridit në kuadër të xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve.

Paris Saint Germain do të kërkoj nga 26-vjeçari, i cili ishte në formë të mirë kundër Toulouses duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 68′, të tregoi klasin e tij atë ndeshje. Por, Neymar duket se ka pësuar disa goditje në Liga 1 pasi golashënuesi ka shpërndarë pas ndeshjes një foto me këmbët e tij në rrjetin social Instagram.

Ndoshta postimi ishte si një thumbim ndaj lojtarëve të Toulouses, por tifozët e Real Madridit në qetësi shpresojnë që Neymar të mos jetë në formën e tij më të mirë.

Megjithatë, Neymar nuk ka dhënë ndonjë indikacion për ndonjë lëndim dhe duket se do të jetë startues ndaj rivalit të tij të vjetër./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...