Ronaldo mbron Benzeman pas vërshëllimave në “Santiago Bernabeu”, kështu iu drejtua tifozëve

PUBLIKUAR

Ronaldo i doli në ndihmë Benzemas në “Bernabeu”, duke iu kërkuar tifozëve që ta duartrokasin e mos ta vërshëllejnë.

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje e dobët – Karim Benzema po kalon një sezon zhgënjyes dhe tashmë duket se edhe vetë francezi e di se ky mund të jetë fundit i epokës së tij me fanellën e bardhë, që e bartë që nga viti 2009.

Në ndeshjen kundër Real Sociedad, ku Real Madridi fitoi 5-2, Benzema kishte disa raste shënimi, por nuk arriti të konkretizojë asnjë, përveç kësaj, ai humbi shpesh topin me shumë lehtësi.

Paraqitja jo e mirë bëri që francezi të vërshëllehet nga tifozët. Kjo ndodhi pak para fundit, kur Benzema nuk shënoi i vetëm përballë portierit, 2 metra larg portës.

Por, kapiteni i tretë i klubit, Cristiano Ronaldo, i cili realizoi tre gola në këtë sfidë, iu drejtua tifozëve në Bernabeu që mos të vërshëllejnë për ta duartrokasin francezin.

Zidane vazhdon t’i besojë Benzeman dhe për të largoi edhe Moratan dhe nuk transferoi lojtarë në janar, por beosni apo jo, ai ka shënuar vetëm dy gola në La Liga dhe vetëm gjashtë këtë edicion në të gjitha garat.

Sezon më të dobët kishte vetëm si 17 vjeçar në edicionin 2005/06, ku kishte shënuar katër gola për Lyonin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...