Thiago lë prapa lëndimin e rëndë

PUBLIKUAR

Thiago Alcantara e ka lënë pas lëndimin dhe është rikthyer në stërvitje të plotë me ekipin.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Jupp Heynckes, teksa tha se nuk do të grumbullohet edhe për ndeshjen kundër Schalke 04, por që do të jetë i gatshëm nga java e ardhshme.

“Thiago është stërvitur mirë, por nuk është në skuadër për ndeshjen e nesërme. Jemi të lumtur që një lojtar si Thiago është kthyer”, tha Jupp Heynckes.

Thiago mungon që nga 23 nëntori i vitit të kaluar kur ishte lënduar në fitoren 2:1 të Bayern Munich kundër Anderlechtit në Champions League. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...