Komuna e Lipjanit, drejtoria për Planifikim Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka hapur e-mailin kontaktues për qytetarë për marrjen e informative të ndryshme që kanë të bë me këtë Drejtori.
Ky është njoftimi nga Komuna e Lipjanit:
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit se Drejtoria për Planifikim Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit ka hapur e-mailin kontaktues për qytetarë për t’ju lehtësuar atyre punën dhe marrjen e informative të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë Drejtori.
Nga data 12.02.2018 DPUMM do të pranoj të gjitha kërkesat për informata të ndryshme dhe në një afat sa më të shkurtër kohor do të ju përgjigjet.


