Zidane: Dua që Isco të qëndrojë përjetë në Real Madrid

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane i ka hedhur poshtë thashethemet se Isco do të largohet nga Real Madridi, duke insistuar se e dëshiron mesfushorin spanjoll në skuadrën e tij.

Numri 22 i Los Blancos ishte në mesin e lojtarëve kryesorë kah fundi i sezonit ta kaluar dhe fillimi i të riut, por rikthimi i BBC-së në sulm e ka ulur atë në bankën e rezervistëve, me çka kanë nisur edhe spekulimet e pareshtura se ai mund ta kërkojë largimin nga kryeqyteti spanjoll, transmeton Express.

Madje, ditëve të fundit mediat spanjolle raportuan se Zidane do ta shesë Iscon nëse mbetet trajner i Realit.

Por, francezi i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet sot gjatë një konference për media.

“E dua Iscon [në skuadrën time] dhe dua që ai ta kalojë gjithë jetën këtu”, ka thënë Zidane sot kur është pyetur rreth kësaj çështjeje.

“”Ai është shumë i mirë, këtë e ka treguar dhe gjithmonë do ta bëjë. Gjithçka që është thënë është gënjeshtër, të shohim nëse do të përfundojë më në fund kjo [gënjeshtër për Iscon]”, ka shtuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...