Superministrat me katër vende pune

PUBLIKUAR

Kryeministri, Isa Mustafa, ka emëruar ministra “supermenë” në kabinetin e tij qeveritar. Shumica e ministrave të tij, përpos obligimeve të shumta qeveritare gjejnë kohë të angazhohen njëkohësisht edhe në disa institucione publike e private të arsimit të lartë në vend, nga të cilat krijojnë mijëra euro të ardhura mujore

Gazeta “Zëri” mëson se disa ministra, madje, nuk kanë deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit se punojnë në universitete publike e private, pasi që sipas ligjit nuk kanë të drejtë t’i kenë më shumë se dy kontrata pune (një pagë të plotë e tjera si gjysmë page).

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, rezulton se ka katër kontrata pune, nga të cilat realizon të hyra vjetore prej hiç më pak se 41.200 euro në vit.

Po aq kontrata sa Bajrami ka edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili ka të hyra vjetore prej mbi 28 mijë eurosh, ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti, realizon të hyra prej 35 mijë eurosh në vit nga tri vende të ndryshme pune.

Edhe ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli, nga tri vende të ndryshme pune realizon të hyra vjetore prej mbi 37 mijë euro. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...