Latif Merovci emërohet zëvendësdrejtor i AKI-së

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bazuar në Kushtetutë dhe në ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë emëruar sot, Latif Merovcin, zëvendësdrejtor të AKI-së.

Sipas një njoftimi nga Presidenca, emërimi i Merovcit, zëvendësdrejtor të AKI-së, u bë pasi Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, paraprakisht, kanë pranuar dorëheqjen nga detyra të zëvendësdrejtorit të deritashëm të AKI-së, Muharrem Ajetit, të cilin e kanë falënderuar për angazhimin dhe punën në ndërtimin e AKI-së.

Gjithashtu shtohet se presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjin për AKI-në, kanë emëruar sot në detyrën e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së, Shkëlzen Sopjanin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...