​Calciopoli edhe në Spanjë? Të përfshirë Herrera, Gabi dhe Aguirre

PUBLIKUAR

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera është mes 36 futbollistëve të përfshirë në supergjyqin për trukime në futbollin spanjoll, e së bashku me emra të tjerë të njohur si Gabi i Atletico Madrid dhe trajneri Javier Aguirre

Një ndeshje famëkeqe në majin e vitit 2011 është baza e çështjes në fjalë, pasi asokohe fitorja e Real Zaragozës në fushën e Levantes me shifrat 2-1 mbajti ekipin mik në La Liga.

Ai 90-minutësh i inkriminuar çoi më pas në rënien nga elita e futbollit spanjoll të Deportivo La Corunas, që dokumentoi përmes fakteve se ndeshja ishte manipuluar.

Raportimet në Spanjë tregojnë se Zaragoza ka paguar një milion euro për 9 futbollistë të saj, si dhe trajnerin Javier Aguirre, që ata të mund ta justifikonin llogarinë si bonus.

Ndërkohë, gazeta “El Pais”, në një investigim të saj thotë se paratë u përdorën për të korruptuar kundërshtarët, në një xhiro të pistë milionash që solli edhe rënien e La Corunas nga kampionati spanjoll.

Gjyqi pritet të nisë brenda pak javësh dhe Herrera e Gabi do të japin dëshmitë e tyre për ndeshjen e manipuluar. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...