Lewandowski dëshiron të transferohet në Real Madrid

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, shpreson t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Sulmuesi polak kishte flirtuar me kampionin aktual të Ligës së Kampionëve gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas mediumit spanjoll, përcjell Express.

Ai ka kohë që ëndërron ta veshë fanellën e Real Madridit dhe gjatë afatit kalimtar të janarit i kishte bërë thirrje agjentit të vetë, Cezary Kucharski, të bisedonte me drejtuesit e Los Blancos për transferimin e tij.

Lewandowski nuk e ka ndërmend ta zgjasë kontratën aktuale me Bayern Munichun pasi shpreson se do të mundë të transferohet në kryeqytetin spanjoll në të ardhmen e afërt. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...