Është mbajtur sesioni informues rreth skemes së granteve nga Ministria e Zhvillimit Rajonal

PUBLIKUAR

Të martën, në Amfiteatrin e Shkollës së Mesme Adem Gllavica (Norges Vel) në Lipjan, para një numri të madh të të pjesëmarrsëve është mbajtur sesioni informues lidhur me plotësimin e aplikacioneve rreth Skemës së Granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar”, Grante këto nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për zhvillimin e sektorit privat.
Me këtë rast, Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, Shkelzen Hajdini, duke i përshendetur të pranishmit ka thënë pa skëtij sesioni informues bizneset lipjanase e kanë më të lehtë mënyrën e aplikimit në skemën e granteve që ofron Ministria e Zhvillimit Rajonal. Ai në të njejtën kohë ka ftuar bizneset duke i inkurajuar që të aplikojnë në këto grante jo vetëm për përfitimin e mjeteve financiare por edhe për përfitimin e një përvojë të mirë në veprimtarinë e tyre.
Ndërsa, Mimoza Tafarshiku përfaqësues nga Agjencia për Zhvillim Rajonal (AZHR) ka prezantuar mënyrën e aplikimit në këto lloj grantesh, duke theksuar edhe afatin e fundit për dorëzimin e aplikacioneve i cili është deri me 28 shkurt 2018
Në fund të këtij takimi, pati edhe pyetje të ndryshme nga qytetarët e pranishëm në lidhje me ndonjë paqartësi të mundshme rreth aplikacioneve.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...