Ndërkombëtarët kërkojnë viza të Kosovës

PUBLIKUAR

Përderisa shtetasit e Kosovës po migrojnë për në vendet evropiane, ka të atillë që dëshirojnë të vinë në Kosovë.

Qe një vit e gjysmë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka lëshuar rreth 3000 viza të Kosovës për shtetasit e huaj.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë, Artan Behrami, shtetasit e huaj që kërkojnë vizë për Kosovë janë të interesuar që ta vizitojnë atë për shkaqe turistike, vizita në institucionet kosovare e të ngjashme.

Behrami, në një emision në Klan Kosova, ka thënë se kërkuesit e vizave nga vendet e huaja i nënshtrohen procedurave të rregullta nga MPJ për dhënien e tyre. Sipas tij, asnjë vizë nuk lëshohet pa u verifikuar i gjithë dokumentacioni dhe biografia e personit që e kërkon atë.

“Aplikimi nuk do të thotë që ata marrin vizën menjëherë. Bëhet i gjithë verifikimi i veprimtarisë së tyre. Ftesa të ardhurat, e gjitha kriteret e tjera. Dhe pastaj vendoset për dhënie të vizës apo jo”, ka thënë Behrami. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...