Imri Ahmeti: Ju inkurajojë të merrni pjesë në takimet informuese për grante për Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë thirrje pëfaqësuesve të bizneseve që të marrin pjesë në takimet informuese rreth dy skema e të granteve për Komunën e Lipjanit që do të mbahen nesër më 06.02.2017, e Martë në Amfiteatrin e Shkollës së Mesme “Adem Gllavica” (Norges Vel) në Lipjan.

Ky është postimi nga Kryetari Ahmeti:

Të nderuar qytetar, të rinj, gra, përfaqësues të bizneseve të vogëla.
Ju inkurajojë të merrni pjesë në takimet informuese rreth dy skema e të granteve për Komunën e Lipjanit që do të mbahen nesër më 06.02.2017, e Martë në Amfiteatrin e Shkollës së Mesme “Adem Gllavica” (Norges Vel) në Lipjan:

-Prej orës 10:00 do të mbahet takimi informues nga Organizata “Help”
Në këtë takim do të informoheni rreth mënyrës së aplikimit dhe fushat të cilat mbulohen nga kjo thirrje.

-Nga ora 11:00 zyrtarët e Agjencionit për Zhvillim Ekonomik Rajonal Qendër do të informojnë të interesuarit rreth Skemës së Granteve për biznese nga MZHR.

Suksese!

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...