Komuna e Lipjanit: Nesër dy sesione informuese rreth dy skemave të granteve

PUBLIKUAR

Nesër më 06.02.2017, e martë do të mbahen dy sesione informuese rreth dy skemave të granteve për Komunën e Lipjanit në Amfiteatrin e Shkollës së Mesme Adem Gllavica (Norges Vel) në Lipjan:

• Prej orës 10:00 do të mbahet takimi informues nga Organizata “Help”. Në këtë takim, zyrtarët e Organizatës “Help” do të informojnë qytetarët dhë bizneset aktuale të interesuara rreth mënyrës së aplikimit dhe fushat të cilat mbulohen nga kjo thirrje.
• Nga ora 11:00 zyrtarët e Agjencionit për Zhvillim Ekonomik Rajonal Qendër do të informojnë të interesuarit rreth Skemës së Granteve për biznese nga MZHR.

Komuna e Lipjanit ka bërë njoftimin ku inkurajon të merrni pjesë në këto takime inforumese shumë të rëndësishme për fuqizimin e sektorit privat dhe ju deshirojmë sukses.

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...