Deputetja Halimi: Apel për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica

PUBLIKUAR

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Selvie Halimi, ka ngritur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës çështjen e rregullimit të shtratit të lumit Sitnica.

Ajo ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës dhe ministri i Mjedisit që të fillojnë implementimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica në Komunën e Lipjanit sa më parë. “Projekti detaj është hartuar nga komuna në mbështetje prej USAID para 2 – 3 vite. Ky projekt është i kushtueshëm rreth 10 milionë euro. Por, në bashkëpunim të komunës dhe qeverisë, si dhe me gjetjen e ndonjë donacioni ky projekt do të kishte mundësi të realizohej në faza. Me këtë ju i ndalni humbjet që shkaktohen nga dalja e shtratit të lumit çdo vit në kohë të reshjeve, të cilat humbje po dijnë të jenë edhe të pakompensueshme si rasti i fundit që ndodhi”, ka thënë deputetja Halimi. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...